Tregjet, stine e eger cmimesh

08/03/2010 16:25

Rritja e cmimeve ne treg nuk ka te ndalur duke kaluar cdo parashikim dhe madje edhe kufirin ligjor te Bankes se Shqiperise .

“Cmimet e konsumit gjate muajit shkurt shenuan nje rritje 1.1 perqind krahsuar me janarin. Ndryshimi vjetor i indeksit te cmimit te konsumit eshte 4.4 perqind”, u shpreh Hazbie Bunguri, specialiste e sektorit te cmimeve ne INSTAT.

Rritja e cmimeve eshte vetem 0.2 per qind me e ulet nga rritja rekord e vitit 2008, kur Shqiperia u perball me krizen globale te cmimeve. Por kete here buxhetet e familjareve po goditen nga rritja e cmimeve tek mallrat me te domsdoshem te konsumit.

Rritja e cmimit te ushqimeve eshte me e larta qe nga viti 1988, dhe kjo po ndodh ne nje kohe kur ekonomia edhe sipas treguesve zyrtare ka hyre ne nje faze te forte ngadalesimi. Gjasat jane qe rritja e cmimeve ne treg te vazhdoje edhe per nje periudhe te pacaktuar per shkak te efekteve te mevonshme te shtrenjtimit te energjise, por edhe karburanteve

“Cmimi i energjise shenoi nje rritje 13.1 perqind dhe ka dhene ndikim prej 0.5 per qind ne totalin e ndryshimit te indeksit te cmimit te konsumit”, u shpreh Bunguri.

Buxhetet e familjareve po perballen keshtu me nje goditje te dyfishte, ku nga njera ane kriza ka rrudhur te ardhurat dhe nga ana tjeter kostoja e jeteses po rritet me ritme progresive.

Top Channel