Tajlande, elefanti lind binjake meshkuj

08/03/2010 13:35

Nje elefant ne Tajlande ka nxjerre ne drite per here te pare nje cift binjakesh meshkuj.

Lajmin e ben te ditur gazeta “The Nation”, sipas se ciles, mamaja 35 vjecare Phang Thong Khun lindi te shtunen pasdite. Binjaket dolen ne drite me rreth 3 ore diference nga njeri-tjetri. Lindja e dy elefanteve binjake eshte nje fenomen shume i rralle, por ne keto raste, mundesia qe te dy te vegjelit te jetojne, eshte shume e vogel.

Elefantet jane simboli i Tajlandes edhe pse numri i tyre ka shkuar nga 100 mije qe ishte nje shekull me pare, ne 4 mije aktualisht dhe ku gjysma e tyre jane zbutur nga njeriu.

Top Channel