Orikum, grate ne proteste

08/03/2010 20:35

Protestat per tokat ne Orikum sot jane vazhduar vetem nga grate, banore te ketij qyteti dhe zones perreth.

Ato kane dale ne bulevardin kryesor te qytetit dhe kane shkuar prane tokave per te cilat protestohet prej nje viti.

Protesta e tyre ka bllokuar edhe levizjen ne aksin rrugor Vlore-Himare. Policia ka nderhyre per te liruar kalimin e mjeteve.

“Ne kerkojme token ne baze te ligjit 1701. Kete toke na i dha demokracia qe aq shume e prisnim, por qe sot s’ekziston. Ne do ta mbrojme token me cdo kusht, por a mos doni qe te flijohemi si grate e Cikagos”, ka deklaruar Lolaj Mecaj, perfaqesuese e protestueseve.

Policia ka tentuar te shoqeroje nje nga drejtueset e protestes, por me kembenguljen e protestueseve te tjera ajo eshte lene e lire. Grate e Orikumit zgjodhen 8 marsin diten e tyre per te dale ne proteste.

Top Channel