“E dashur mesuese Flora, gezuar festat e 7-8 marsit! Fat lumturi dhe mbaresi! Po jua dergoj kete kartoline me petale natyrale pasi ju jeni gjithmone e natyrshme dhe do te mbeteni e fresket ne kujtimet e mia. Me dashuri nxenesja juaj, Eder!”.

Eshte vetem nje nga urimet ne nje pafundesi kartolinash.

“Jane me qindra dhe mijera kartolina ketu. Jane zemrat e te gjitha atyre njereze qe kane rrahur per mua dhe une i kam ruajtur”, shprehet Flora Haka, mesuese prej 35 vitesh.

Nxenesit e saj jane ne moshe madhore, por ajo ruan prej tyre shume kujtime.

“Vertet jane nje thesar i madh sepse per mua nxenesit kane qene gjithcka. Ata me kane mbushur shpirtin dhe me kane dhene shume dashuri”, thote Flora.

Sot 55 vjec, Flora, nuk eshte thjesht nje koleksioniste katolinash. Ajo i shfleton ato sa here kerkon force per t’u perballur me pengesat e jetes.

“Vertet jane copeza letrash, por aty eshte shkruash me aq respekt dhe mirenjohje dhe sa here merzitem marre ate grup kartolinash dhe i lexoj”, shprehet Flora.

Pjese e arkivit te saj jane edhe ditaret. Ne keto faqe te shkruara bukur dokumentohet puna e bere nder vite.

Flora u be mesuese kur ishte vetem 19 vjec. Fillimisht ajo punoi ne shkollen e ciklit te ulet ne Farke.

“Bashke me shoqet e mia qe ishim nga Farka vazhduam shkollen e mesme ne Tirane”, shprehet Flora.

Me pas ajo transferohet ne shkollen tete-vjecare dhe te mesme ne Shkoze ku do te punonte per 10 vjet.

Aktualisht ajo jep gjuhe-lexim ne nje nga shkollat private ne Tirane. Ka kaluar shume breza dhe historia qe i ka lene me shume mbresa eshte kjo.

“Kater vetem njehere kam vene. Me kujtohet se nxenesi ishte i dobet dhe bera te pamunduren per ta kaluar. Por njehere e takova rruges pas disa vitesh dhe me tha se nuk i kishte ngelur qejfi, por ishte i kanaqur qe nuk e kisha kaluar pa mesuar”, tregon Flora.

Sot mesuese Flora ndihet e plotesuar sepse ajo ka fituar kete thesar qe e cmon me shume se cdo gje tjeter.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel