“Dua emer tjeter!”, fenomeni i cuditshem tek femijet

08/03/2010 19:25

Adela Sadria, duket nje femije normal. Por, ndryshe nga te tjeret, edhe nga motra e saj me e madhe Ardeta, ajo pelqen te nderroje emer thuajse cdo dite dhe madje te perfaqesohet me seksin e kundert sipas deshires se momentit.

“Kam shume emra. Boku, Pokeman, Analia. Nuk me pelqen emri Adela, eshte i keq nuk e dua ate emer, dua Boku. Po emri Boku pse te pelqen? Eshte emer cuni. Ti do te jesh cun? Po”, shprehet Adela.

Gjithcka nisi keshtu.

“Adela erdhi nje dite nga kopeshti dhe me tha: mami mos me thirr me Adela se nuk me pelqen ky emer. Dua te ma ndryshosh. Çdo dite behej nervoze. Ndonjehere me thote me therrisni, Boku, ndonjehere Analia. Kjo eshte shume femije shperthyes, po nuk i pelqen nje gje behet nervoze”, shprehet mami Vali.

Deshira qe shfaq Adela per t’u identifikuar me shume shoke apo personazhe meshkuj te filmave multiplikative, sado e cuditshme te duket, per Enerisa Guberajn, psikologe ne kopesht nuk perben nje sjellje anormale.

“Eshte nje sjellje normale. Ajo nuk e ka akoma te formuar konceptin qe eshte femer. Gjinine e shikon si nje opsion qe mund te ndryshohet. Mjafton mos i kushtohet rendesi asaj qe ajo thote dhe periudha eshte kalimtare”, shpjegon Enerisa.

Adela nuk eshte nje rast unik. As prirja e saj per te ndryshuar identitet çdo dite ndryshe nuk mbetet e tille.

“Ne moshen 2-7 vjecare eshte faza e te menduarit paraoperacional. Femijet perfaqesohen nga skema, situata te ndryshme, te cilat i perdorin ne sjellje. Ajo nderthur personazhe ne jeten e saj dhe kerkon vemendjen e prinderve, njerezve me te afert per te shfaqur keto sjellje”, sqaron Enerisa.

Te shqetesuar per sjelljen e vogelushes, gjithe familjaret po perpiqen te hyjne ne boten e saj. Artdeta, motra e madhe eshte 8 vjeç, por perballe Adeles perpiqet te mbaje pergjegjesi prej te rriturish.

“Emrin Adela e ka me te mire sesa emrat e tjere. I thote mamit mos me thuaj Adela, me thuaj Analia. Ka pare disa telenovela e i pelqejne ato emra, prandaj do ta therrasin ashtu. Me shume i pelqen Analia, Boku, Zenki”, thote Adela.

Valentina, nena e Adeles, shpreh shqetesim per sjelljen e vajzes, e cila ne syte e saj duket si nje femije qe nuk ka shfaqje normale krahasuar me moshataret.

“Na ka vene shume ne siklet. Tani ajo u be 3 vjec, kerkon t’i ndryshojme emrin. Si t’ia ndryshojme?”, thote Vali.

Analistet e botes mendore te te vegjelve, shohin se nuk ka asgje per t’u alarmuar ne gjithe keto sjellje te cuditshme.

“Me duket nje rast normal, nuk mund te jete shqetesues. Ajo cdo dite kerkon nje personazh te ndryshem. E ben te gjithen per te terhequr vemendje. Prindri duhet ta injoroje kete sjellje”, shpjegon Enerisa.

Adela eshte produkt i nje brezi qe boten e femijnore e nderton ne varesi te forte nga produktet televizive. Dhe ndoshta, duhet te jene pikerisht mediat, ato qe duhet te kene me shume vemendje ne imazhin e personazheve qe i ofrojne ketij shikuesi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel