Turneu i pokerit, “fitojne” grabitesit

07/03/2010 18:00

Nje supergrabitje u regjistrua ne turneun nderkombetar te pokerit ne Gjermani, kur nje grup personash te armatosur u futen dhunshem ne “Grand Hyatt” duke u larguar prej andej me mbi 800 mije euro.

Gjashte persona te armatosur me arme automatike tip kallashnikov e granata dore, pasi kane kercenuar personelin e sigurise se kompleksit te lojrave, grabiten mbi 800 mije euro  per t’u arratisur me pas.

Menjehere pas incidentit turneu me i madh i lojrave te fatit ne Gjermani, organizuar nga “European Poker Tour” e ku ishin regjistruar 945 pjesemarres, u anulua.

Top Channel