Privatizohet ushtria, objektet ne shitje

06/03/2010 15:45

Vales masive te privatizimeve qe ka anoncuar qeveria pak jave me pare nuk do t’i shpetoje as ushtria. Ministri i Ekonomise Dritan Prifti tha se ne listen e objekteve qe do te nisin te shiten shume shpejt jane perfshire se fundimi edhe 450 objekte ushtarake.

Prifti tha se vlera e ketyre objekteve nuk kap shifra te medha dhe se parapelqen qe keto objekte te bliheshin nga investitoret vendas.

“Para pak ditesh na ka mberritur lista e plote nga Ministria e Mbrojtjes me rreth 450 reparte ushtarake qe do te futen ne procesin e vleresimit dhe pastaj privatizimit te plote. Ka prona shume te vyera, duke nisur nga Tirana, ne zonat bredetare e ato malore. Parashikojme qe te kemi nje kontribut prej 100 milione eurosh per buxhetin e shtetit nga procesi i privatizimit”, u shpreh Prifti.

Ministri rikonfirmoi edhe njehere se ne procesin e privatizimit nuk jane perfshire hidrocentralet ne lumin Drin, por Prifti tha qe nuk eshte mbyllur mundesia qe ne 5 vitet e ardhshme te perfshihen ne kete proces HEC-e te vegjel.

Jashte procesit te privatizimit pervec hidrocentraleve do te jene edhe objektet shendetsore dhe ato te arsimit.

Top Channel