Dimri 2010, sasia me e larte e reshjeve ne 200 vite

06/03/2010 11:30

Dimri qe sapo lame pas ka regjistruar sasine me te madhe te reshjeve ne 200 vitet e fundit.

Keshtu konstaton Instituti i Shkenceve te Atmosferes dhe Klimes ne Itali. Muaji me me shume reshje ka qene janari, por edhe dhjetori ka patur stuhi dhe plot reshje shiu e debore ne zonat malore.

Ndersa persa i perket temperaturave stina qe lame pas nuk ka qene shume e ftohte.

Megjithate nuk ka regjistruar as temperatura te larta mbi normalen. Pra dimri edhe per Shqiperine ka qene me temperatura normale.

Top Channel