Gani Gazhelin e gjejme ne nje moment pune. Pas pantallonave te mbaruara, radha i vjen xhaketes qe per nga realizimi kerkon me shume lodhje.

Mjeshteria e Ganiut per te veshur meshkujt lidhet me eksperiencen e tij te nisur qe ne moshen 14 vjecare. “Kam 54 vjet qe e ushtroj kete zanat. Eshte nga pasioni qe kam pasur qe femije”, thote ai. 68 vjecari qe prej 8 vitesh eshte ne pension, vazhdon te ushtroje zanatin e robaqepesit edhe sot qe tregu te orfon nje game te madhe produktesh te gatshme.

Edhe ne kete zanat ekzistojne gradat. Minimumi qe kerkohet per tub ere usta eshte pervoja. “Mund te behesh edhe per nje apo dy vjet por sekreti eshte sa e kenaq klientin”, shton Ganiu. Pyetja qe shtrohet eshte, a veshin shqiptaret marke shqiptare? Ana thote se ne 15 viutet e pune se saj, kerkesat e veshjeve jashte serie, jane ne rritje. “Jane me te kenaqur duke e bere veshjen e tyre sepse u pershtatet me teper”, pohon ajo.  

FOTO GALERI
1/3

Top Channel