Ura Vajgurore, uji futet ne banesa

05/03/2010 19:30

Prej disa javesh banoret e ne lagjen “4 shtatori”, ne Uren Vajgurore jane rrethuar nga ujrat dhe nje pjese e tyre, ne vend te dyerve tashme futen nga dritarja ne shtepi.

Rreshjet e shiut, te rena gjate diteve te fundit dhe mungesa e kanalizimeve ne ane te rruges, kane bere banesat te permbyten me shpejtesi, duke perfshire krejtesisht katet e para. Per pasoje jane demtuar paisjet shtepiake, oborret e shtepive dhe tokat e mbjella.

Banoret thone se prej ditesh mundohen te largojne ujin nga shtepite por eshte e pamundur. Burime nga bashkia thone se mungesa e fondeve e ben te pamundur nderhyrjen ne raste te tilla.

Top Channel