Shkarkohet kryetatimori i gjashte ne 8 muaj

05/03/2010 09:15

Drejtori i deges se Tatimeve dhe Taksave ne rrethin e Fierit, Agim Isufaj, u shkarkua nga detyra dje, pasi u pa se te ardhurat e buxhetit te shtetit ne kete zone qene shume me te uleta nga sa shpresohej.

Nje urdher i firmosur nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve beri qe Isufaj te dorezoje çelesat. Ai eshte drejtori i gjashte qe shkarkohet nga detyra ne kete qytet ne me pak se tete muaj.

Per shkak te industrise se naftes, si dhe aktiviteteve te shumta tregtare, Fieri eshte nje nga zonat me te rendesishme per te ardhurat tatimore ne vend.

Motivacioni i shkarkimit te drejtorit Agim Isufaj, nga burime te sigurta brenda deges se Tatimeve, mesohet se ka qene pikerisht mosrealizimi i treguesve financiare.

Agim Isufaj drejtoi degen tatimore te Fierit per tre muaj. Ai eshte emeruar si drejtor menjehere pas shkarkimit dhe arrestimit te ish-drejtoreshes Nevila Bani per disa vepra penale si falsifikimin, vjedhje etj.

Top Channel