Aleksandri i Madh, Jul Cezari, Faraoni Ramses II, Napoleon Bonaparti, Fidel Castro, plaku Bush, Bill Clinton dhe se fundi Barak Obama.

Te gjithe keta emra te medhenj jane pjese e nje komuniteti aspak te vogel njerezish qe popullojne boten dhe qe i bashkon nje vecori. Te gjithe ata u takojne mengjarasheve, njerezve qe shkruajne, punojne dhe e kryejne me mbare cdo veprim me doren e majte.

Egi Zaimi eshte nxenese ne klasen e pare ne “Shkollen e Kuqe” ne Tirane. Vogelushja eshte aq e afte ne perdorimin e dores se majte, sa mund te lere pas ne bukurshkrim edhe koleget qe shkruajne me te djathten. Vecoria e te qenit mengjerashe, ka detyruar mesuesen e saj Thelleza Arbashi, qe te kete nje trajtim te vecante per Egin. “Egin e kam vendosur ne nje pozicion qe te mos perplase krahet me shoqen e saj te bankes e cila shkruan me te djathten”, shprehet ajo.

Egi i kryen te gjitha veprimet me doren e kundert. Ajo ushqehet me doren e majte, vizaton me po kete dore dhe ne te njejten menyre shkruan edhe ne derrasen e zeze. Megjithese Egi shpreh dhunti ne perdorimin e dores se majte, per mengjerashet veprimet nuk jane kaq te thjeshta. Por nese per mesuesit te shkruash me te majten mund te jete nje problem, prinderit i shohin pa asnje lloj ndjenje cudie femijet e tyre.

“Vecorine e Egit e kam hasur ne moshen 2 vjecare. Nuk u alarmova. Problemet Egi i ka pasur ne kopesht, pasi edukatorja nuk e linte te shkruante me doren e majte, aq sa vajza nuk donte te shkonte me ne kopesht. Ketu une u detytrova qe t’i them edukatores qe ta linte te shkruante me doren e majte. Me pas probleme ka pasur ne klase te pare, pasi nuk ambientohej dot”, shprehet babai i vajzes. Aktualisht sipas nje studimi te kryer, te pakten 7-10-% e popullsise boterore, jane mengjerashe.

Per dijeni 4 nga 5 presidentet e fundit qe kane drejtuar Shtepine e Bardhe, kane firmosur me doren e majte. Madje tani mund te thuhet se ne bote mengjerashet kane edhe dyqanet e tyre te posacme. Madje, edhe tifozet apo perkrahesit e tyre. Pergjithesisht nxnenesit qe shkruajne me doren e majte kane ecuri te mire ne shkolle dhe jane inteligjente.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA