Fshati qe bojkotoi zgjedhjet

04/03/2010 20:40

Ndersa Prokuroria ka nisur ndjekje penale per 6 komisionere te zgjedhjeve, duket se nuk do te jete e lehte qe ata te merren te pandehur ne gjyq.

Banoret e komunes Portez kane dale ne proteste duke deklaruar se nuk do te lejojne burgosjen e komisionereve, te cilet zbatuan nje vendim te marre me te gjithe votuesit: bojkotimin e zgjedhjeve.

Sipas deklarateve te meparshme te banoreve, votimi nuk do te zhvillohet per shkak te mosplotesimit te premtimeve te mbajtura nga politikanet.

Tani ata thone se nese duhet te behet penalizmi per ate qe ndodhi, atehere denimi duhet te behet per te gjithe votuesit e komunes.

“Ky nuk eshte vendimi i komisionereve, por eshte vendimi yne si popull ketu”, eshte shprehur nje prej banoreve te fshatit.

“Nese komisioneret mbajne pergjegjesite, atehere duhet te mbaje pergjegjesi i gjithe fshati”, shprehet nje tjeter banor.

Nje prej te akuzuarve, kryetari i qendres se votimit tha se nuk eshte faji i tyre qe zgjedhjet u bllokuan.

“Populli ishte ne proteste per ceshtjen e rruges dhe rruga eshte e pabere. Nuk pranonte njeri te sillje kutite. Megjithate une sipas urdherit qe kisha nga partia ime shkova ne Patos bashke me shoket e mi te marre kutite, nuk erdhi pjesa tjeter sepse nuk i linte populli. Tani akuzohem se perse nuk e kam marre kutine kur ata nuk ma jepnin”, eshte shprehur Katriot Hoxhaj, ish komisioner ne akuze.

Sipas kodit zgjedhor, komisioneret e majte dhe te djathte qe perfaqesonin komunen dhe bojkotuan zgjedhjet rrezikojne te penalizohen.

Top Channel