Dieta, me efikasja vjen nga ADN-ja

04/03/2010 15:35

Vjen nga ADN-ja dieta me efikase per te humbur peshe pa ilace dhe ne kohe te shkurter.

Behet fjale per testin gjenetik qe eshte prezantuar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne kongresin e shoqates amerikane kardio-logjike qe po zhvillohet ne San Francisco dhe deri tani i eksperimentuar ne 140 gra obeze.

Testi evidenton mutacionet e tre geneve te perfshira ne metabolizmin dhe asimilimin e yndyrnave dhe sheqernave.

I ideuar nga universiteti kalifornian i Stanfordit, nga grupi Christopher Gardner, testi eshte zhvilluar nga nje ndermarrje private, qe e shet deri ne 149 dollare.

Top Channel