Ashtu sikurse ndodh pas cdo termeti te forte edhe lekundja sizmike 8.8 grade e shkalles Rihter qe ndodhi te shtunen ne Kili ka spostuar boshtin e Tokes dhe ka ndryshuar kohezgjatjen e dites.

Diferenca eshte llogaritur permes nje modeli matematikor shume kompleks nga shkencetari Richard Gross i Jet Propulsion Laboratory ne Kaliforni te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Sipas Gross, pllaka tektonike e Nazca-s ka spostuar masen ne brendesi te Tokes.

Ashtu sikurse ndodh me patinatoret kur gjate nje rrotullimi ne ajer mbajne duart e shtrenguara ne kraharor dhe rrisin shpejtesine e levizjes, e njejta gje ndodh me planetin tone. Me spostin e mases me ne brendesi rrotullimi i Tokes eshte me i shpejte e per pasoje dita eshte me e shkurter.

Megjithate ndryshimi nuk mund te ndihet nga njerezit, por permes perllogaritjeve te Gross, dita eshte shkurtuar me 1,26 mikrosekonda. Kjo diference eshte shume e vogel dhe do te jete e perhershme.

Termeti ka shkaktuar pasoja edhe ne boshtin e rrotullimit, qe sipas Gross eshte spostuar me 2.7 milisekonda distance, ose thene ndryshe me 8 centimetra. Ka edhe shkencetare te tjere si Enzo Boschi, ne Itali, i cili mendon se boshti eshte zhvendosur plot 12 centimetra.

Edhe termeti i Sumatres ne 26 dhjetor te vitit 2004 solli ndryshime ne shkurtimin e dites me 6.6 mikrosekonda dhe spostin te boshtit me 7 centimetra.

Top Channel