“Ruzhdia”, PD: Atje humbem mandatin

03/03/2010 15:15

Ruzhdia tashme ka perplasur ne Tirane Partine Demokratike dhe Partine Socialiste.Astrit Patozi ka sulmuar opoziten se po therret ‘Eureka” me kutite e Ruzhdies, ku sipas tij, njohja e rezultatit atje solli humbjen e nje mandati per Partine Demokratike.(UPDATE)

“U bene disa dite me radhe qe kryetari i Partise Socialiste, zoti Edi Rama, po therret ‘Eureka’ per njeren prej 4753 kutite e votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit, ate te Ruzhdies se famshme, duke keqperdorur dhe keqinformuar per kete mediat e Tiranes”, u shpreh Patozi.

Por socialistet i cilesuan akuzat lojera fjalesh dhe kerkuan hapjen e kutive per te nxjerre te verteten e zgjedhjeve.

“Qeveria e Ruzhdies t’i lere lojerat e fjaleve  dhe te hape para popullit kutine e Ruzhdies ku ankohet se ka humbur mandatin”, u shpreh deputeti socialist Fatmir Toci.

Kryetari i deputeteve demokrate, Astrit Patozi thote se ky rast eshte treguesi sesi Partia Socialiste demtoi procesin zgjedhor ne Ruzhdie pas largimit te tre komisionereve te saj, bashke me njeren vule, duke prishur mekanizmin e balances se kontrollit te procesit dhe duke u bere shkak qe votat e kesaj qendre votimi te shpallen te pavlefshme nga Kolegji Zgjedhor. Cka sipas Partise Demokratike solli si pasoje humbjen e nje mandati demokrat ne Fier.

“Partia Demokratike, duke theksuar se simetria bipartizane ne komisionet zgjedhore eshte kushti vendimtar per integritetin e procesit, ka mbeshtetur dhe mbeshtet organet gjyqesore dhe prokurorine ne nxjerrjen e te githa pergjegjesive per Ruzhdien dhe per cdo rast tjeter, mbi baze e fakteve dhe provave te paraqitura nga subjektet poltike dhe administrata zgjedhore”, u shpreh Patozi.

Rasti i fshatit te vogel ne Fier eshte nje shembull edhe sesa kundershti thelbesore kane palet per menyren e hetimit te zgjedhjeve.
 
“E ftojme zotin Rama, qe ashtu sic e pranoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor per Ruzhdien, nepermjet te cilit perfitoi nje mandat, te pranoje dhe respektoje edhe cdo vendim tjeter te tij”, theksoi me tej Patozi.

Nderkohe PS thekson se nese nga Ruzhdia del dora qe ka vjedhur zgjedhjet ne 28 qershor atehere ose do hapen Ruzhdiet e tjera ose apeli per popullin do te jete largimi i qeverise se votave te vjedhura.

“Shqiperia s’mund te behet si Ruzhdia, por duhet te behet si Europa”, perfundoi deklaraten e tij deputeti Toci.

Top Channel