Ndoka: Ne pikepyetje funksionimi i shtetit

03/03/2010 12:45

Kryetari i Partise Demokristiane Nard Ndoka akuzoi prokurorine se po zvarrit hetimin e zgjedhjeve ne Shkoder, ndersa theksoi se Qendra e Ruzhdies nuk ka shenuar incidentin e vetem ne procesin e 28 qershorit te vitit te kaluar.

“Prokuroria eshte nen presionin politik te maxhorances. KQZ-ja nuk u bindet prokuroreve per dhenie informacioni”, u shpreh Ndoka.

Sipas kreut te PDK-se, pushteti i Berishes po ve ne pikepyetje funksionimin e shtetit.

Top Channel