Gjendet gozhda qe kryqezoi Jezusin?

03/03/2010 12:00

Ne nje ishull te Portugalise te quajtur Ilheu de Pintinha eshte bere nje zbulim qe nese eshte i vertete, mund te konsiderohet si nje nga me te rendesishmit e shekullit ne fushen e arkeologjise.

Behet fjale per nje gozhde te zbuluar brenda nje arkivoli ne nje keshtjelle templaresh. Deri ketu gjithcka eshte normale, por sipas gojedhenave, kjo mund te jete gozhda qe kryqezoi Jezu Krishtin. Kete hipoteze e mbeshtet arkeologu  Bryn Walters.

“Kjo gozhde ka shenjat e kalimit neper shume duar pasi mund te kete nje rendesi te madhe”, thekson arkeologu ne nje interviste per “Mirror”. Gozhda u gjet ne nje varr me skeletet e tre kavaliereve bashke me shpatat e tyre. Ne njeren prej lamave eshte identifikuar simboli i templareve.

Top Channel