Tirane, shperthim nga rrjedhja e gazit

02/03/2010 14:50

Nje grua rreth te 50-ave ka mbetur e plagosur nga shperthimi i shkaktuar nga rrjedhja e gazit te sobes se gatimit.

Dasha Kolila ka hyre ne shtepine e saj ne katin e gjashte dhe pasi ka hapur driten eshte degjuar shperthimi i forte. Shkak per kete eshte bere rrjedhja e bomboles se gazit.

Ngjarja ka ndodhur ne nje pallat perballe ambasades rumune fare prane rruges se Elbasanit. Nga shperthimi i gazit jane shkaktuar deme te shumta jo vetem ne katin e kesaj ndertese por jane thyer edhe xhamat e makinave te parkuara poshte godines. Ne vengjarje kane mberritur zjarrfikset te cilat kane arritur per disa minuta te izolojne flaket.

Top Channel