Prokuroria: Shtohen vjedhjet

02/03/2010 16:35

Megjithe fluksin e ngjarjeve dhe faktit qe Tirana eshte qarku me i madh ne vend, prokuroria e kryeqytetit per 2009 ka nisur hetime kryesisht apo thene ndryshe me inisiativen e saj vetem per pese raste ne mbi 7000 dosje te rregjistruara ne kete institucion.

Te gjitha dosjet e tjera i jane percjelle te gatshme nga policia, si dhe nga institucione qe kane bere kallzime penale per vepra te ndryshme. Megjithe kete pasivitet dhe numer te paperfillshem te nisjes se hetimeve kryesisht, kryeprokurori Gent Xholi ju referua para mediave vetem statistikave, pa bere nje grafi te detajuar te problemeve pavaresisht emrit qe mbante ky takim, ate te analizes vjetore 2009.

Radhitja e shifrave nga Xholi eshte bere ne prani te Prokurores se Pergjithshme Ina Rama, drejtorit te hetimit dhe Ndjekjes Penale Sokol Stojani, nendrejtorit te policise Artan Cuku dhe kryetarit te gjykates Artan Zeneli. Xholi tha se ka nje rritje te vjedhjeve me dhune dhe te veprave kriminale kunder prones.

Ne perfundim te fjales, dera u mbyll per mediat, per te vijuar me fjalen e saj pa pranine e kamerave Prokurorja e Pergjithshme, zonja Ina Rama.

Top Channel