Energjia, Rama: Qeveria po grabit popullin

02/03/2010 11:35

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama shprehu sot shqetesimin per shifren e larte qe po paguajne shqiptaret per energjine, per shkak te faturimit abuziv.

“Me hyrjen e vitit 2010, qytetaret po paguajne me shume energji, pasi iu jane faturuar edhe dite te dhjetorit”, u shpreh Rama.

Kreu socialist akuzoi qeverine se po grabit popullin e vet, ndersa paralajmeroi zhvillimin e protestave ne shenje kundershtimi per kostot e reja te shtuara nga qeveria.

“Te gjithe shqiptaret e pakenaqur nga qeveria dhe nga menyrat abuzive te veprimit te saj, t’i bashkohen protestave te Partise Socialiste”, u shpreh Rama.

Top Channel