Australi, shi peshqish nga qielli

02/03/2010 17:15

Ne nje fshat te Australise veriore me 669 banore, ka ndodhur nje fenomen atmosferik i cuditshem.

Behet fjale per fshatin Lajamanu ku banoret kane pare te bien nga qielli peshq dhe jo shi. Nuk behet fjale per ndonje film fantastiko-shkencor por per nje ngjarje te vertete. Me shume mundesi, peshqit ende te gjalle ne rruget e fshatit, jane transportuar nga nje tornado e ardhur nga oqeani.

Sipas banoreve, peshqit jane me permasa te vogla, ndersa meteorologet shpjegojne se ata jane terhequr nga tornado per rreth 15 kilometra. Kjo nuk eshte hera e pare qe ne Lajamanu bie shi peshqish pasi gazeta lokale “Northern Territory News” shkruan se ky fenomen eshte vene re ne vitin 1974 dhe 2004.

“Kur te bien krokodile nga qielli atehere duhet te kemi frike vertete”, shprehet me humor nje banor.
 

Top Channel