Altin Hazizaj, kauza e nje “humanisti”

02/03/2010 19:05

Altin Hazizaj, emri i tij lidhet me nismen per me shume gra ne politike, me luften kunder diskriminimit te minoriteteve dhe mbi te gjitha me mbrojtjen e femijeve nga cdo lloj abuzimi.

36 vjecarin e diplomuar per drejtesi e gjejme gjate gjithe dites ne zyren e tij, ku ne cdo kend, syri te sheh mbishkrime, “Stop dhunes”. Ai eshte nder te paktet meshkuj qe gjithe energjite e tij ia ka kushtuar kauzes, “per nje shoqeri me te mire shqiptare, per nje shoqeri pa diskriminime”.

Bashkepunetoret e tij ne kete mision te nisur 8 vite me pare, me se shumti jane grate. Ky angazhim qe nuk e le drejtuesin e CRCA-se te ndermarre asnje veprimtari tjeter, duket se e ka bere Altinin te jete shume i ndjeshem ndaj cdo episodi te shemtuar.

Edhe pse puna i merr gjithe kohen, Altini nuk i le pas dore lidhjet me librin dhe pasionin per te shkruar. Ai ka nisur te shkruaje librin e pare, ku ne qender te tij eshte gruaja shqiptare.  

FOTO GALERI
1/3

Top Channel