Pak dite me pare, lajmi qe nje femije 4 vjecar ne Belsh te Elbasanit nuk lejohej te frekunetonte kopshtin pasi ishte i prekur me AIDS, beri xhiron ne mediat shqiptare.

Por kjo histori tronditese  eshte si nje aisberg, ka nisur tre vjet me pare, nga nje pakujdesi e vogel e disa mjekeve dhe meraku i nenes qe vajza te gezonte shendet te plote. Binjaket, njera prej te cilave e prekur nga virusi, erdhen ne jete ne gusht te 2005-es. Violeta thote se ishte shtatezani e padeshiruar dhe presioni per te mos e mbajtur ishte i madh.

Ndoshta dilemat ishin paralajmerim per nje sublimim memesor qe Violeta po tregon aktualisht, kronike e nje semundjeje te paralajmeruar. “Familja ime nuk e perjetoi mire, vendosa vete te mos abortoja. Muajin e katert bera eko dhe me thane qe kisha dy vajza”, shprehet Violeta.

Ajo thote se lindja e binjakeve ishte shume e veshtire, pasi vuante nga nje anemi e forte dhe operacioni per te sjelle ne jete, si njeren ashtu edhe tjeren, ishte me pasoja. “Pata fryrje te trupit dhe m`u mbushen mushkerite me uje. U shtrova ne spital dhe me nxorren azotemi veshkash e anemi te theksuar”, shton nena fatekeqe.

E forte ne mbijetesen e saj, Violeta tregon edhe nje here  historine qe nisi tre vjet me pare, ne Pediatrine e Elbasanit me ndjenjen e fajit dhe ate te pendimit. “Ishin te dyja te shtruara. Une doja qe te merrnin plasem. Nuk ia fal vehtes, sepse vajza mund ta kalonte gripin dhe me ushqim”, shton ajo. Shtepiake e perjetshme, me vullnetin e forte per te bere me te miren, Violeta tregon veshtiresite e saj.

“Burri eshte eshte me pune sezonale ne Itali. Mua shpenzimet me shkojne 800 mije leke”. E informuar tashme per ate qe po kalon femija, Violeta thote se rritja e saj eshte normale me shpresen e sherimit nje dite.  

“Kam shprese qe do sherohet. E kam cuar ne plazh, imuniteti eshte i mire. Eshte e forte e levizshme”, thekson mamaja me optimizem. Violeta i eshte nenshtruar fatit, e perkushtuar ne mire-rritjen e femijes, rezervon keto fjale te thjeshta per nenat e 21 femijeve, bashkevuajtes dhe te tjera qe mund te ballafaqohen me kete realitet.  “Ai qe fati im, as une nuk e kerkova”, perfundon ajo.  

FOTO GALERI
2/3

Top Channel