Utah, denim per femrat qe abortojne spontanisht

01/03/2010 14:15

Senati i shtetit te Utah ne SHBA ka miratuar nje ligj per denimin e abortit qe pritet te shkaktoje nje reaksion te madh ne radhet e popullsise.

Norma ligjore qe pret te marre edhe miratimin e guvernatorit Gary Herbert, parashikon denime edhe per femrat qe abortojne edhe pa dashje per shkak te stilit te jeteses qe bejne.

Ky ligj qe parashikon denime deri ne burg per femrat e “pafajshme”, cilesohet si teper i rrepte. Ky ligj u miratua pak dite pasi nje 17 vjecare shtatzane, e cila i ofroi 150 dollare nje personi ta sulmonte per te deshtuar.

Plani i saj deshtoi dhe femija lindi por mashkulli qe pranoi ta sulmonte adoleshenten tashme eshte pas hekurave te burgut. Ligji i ri parashikon denime per shtatezenat qe pine ndonje gote me shume, bejne patinazh apo veprime te tjera qe vene ne rrezik jeten e femijes.

Top Channel