Nga qyteti i Beratit deri ne kenetat e fshatit Demollar, ne rrethinat e Kucoves, jane afro dy ore rruge ne kembe.

Ramazan Hysi vjen ketu cdo fillim pranvere. Ndonese moti nuk duket i mbare, kete vit, ai po provon te vije pak me heret se stinet e tjera ne kenete.

Ai kerkon, ne keto mocale, shushunjezat. Nje lloj gjallese me te cilat ai me pas do te kuroje pacientet e tij.

Ramazani ka nje jete qe shkel ne keto mocale.

Kerkimi i shushunjezave nuk eshte teknike e lehte. 75 vjeçari ka shetitur te gjitha moçalet e Shqiperise.

Irma Roli eshte nje nga pacientet e tij. Ramazani po shkon sot ta takoje. Ai do te dije se si eshte kemba e saj pas mjekimit.

Irma ka vuajtur shume me kemben. Ajo i eshte shume mirenjohese Ramazanit, per mjekimin qe ndonese i sikletshem ne pamje te pare, i ka lehtesuar asaj jeten.

“Une kam vuajtur nga semundja e recipelit, qe eshte zjarrmi ne kembe. Kam shetitur shume neper mjeke derisa me thane qe duhet te behesha operacion, por une e kisha frike. Nje dite takova Ramazanin dhe ai me tha qe te ma kuronte me shushunjeza. Ne fillim kisha veshtiresi se nuk e dija sec ishin, por me pas ndjeva lehtesi”, shprehet Irma.

Por edhe pse nje kure primitive ne dukje, shushunjat kane edhe ato nje grafik qe duhet respektuar. Ramazani do te beje tani nje prove te fundit me pacienten e tij.

Irma eshte nje nga shume pacientet qe Ramazani ka sheruar me shushunjezat e tij.

“Une kam 50 vite qe kuroj me shushunja. Zanatin ma ka mesuar plaka ime. Me keto gjallesa sheroj dhimbje koke, prostat dhe shume semundje te tjera”, thote Ramazani.

Megjithe popullaritetin qe gezon, jeta e Ramazanit nuk ka qene e lehte. Ai jeton sot i vetem. Me keto krijesa parazitare dhe njekohesisht çudiberese, ai ka arritur te rrite femijet e tij. Dhe jo pak, por plot nente te tille. Per te mbetur sot, i vetem, me shushunjezat e tij.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel