SHBA, interneti mund te perditshmet

01/03/2010 18:00

Interneti ka mundur “letren” ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes persa i perket informacionit dhe njekohesisht eshte edhe media e trete me e perhapur, per te lexuar lajmet.

Perdorimi i rrjetit vjen pas televizioneve lokale dhe network-ve televizive kombetare.

Pohimi vjen nga kerkimi i fundit i publikuar nga “Pew Research Center”, sipas te cilit 61 perqind e te intervistuarve ka pohuar se informohen online gjate gjithe kohes, ndersa 78 perqind merr lajmet nga kanalet e informacionit lokale dhe 71 perqind nga televizionet kombetare si Nbc, Cnn o Fox News.

Top Channel