PS, Ruci kryetar grupi

01/03/2010 15:10

Mesa duket letra e kryetares Topalli e ka ndryshuar axhenden e Selise Roze. Mbledhja e grupit parlamentar socialist, e fiksuar me pare per te merkuren, eshte afruar per te marten, para se ciles do te zhvillohet edhe nje mbledhje kryesie.

Pershkak te mungeses se socialisteve ne Kuvend deri javen e shkuar, grupi parlamentar nuk e ka zgjedhur ende kryetarin. E sigurt eshte se ai do te jete Gramoz Ruci, qe eshte edhe kryetar i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste. Figure autoritare ne parti dhe i afert me kryetarin Rama, zoti Ruci ishte ai qe lexoi deklaraten ne emer te grupit ne seancen e se enjtes se shkuar.

Po ashtu, mbledhja e grupit do te zgjedhe edhe nenkryetarin socialist te Kuvendit, nje emer qe ende nuk eshte vendosur. Ne mbledhje deputetet socialiste do te diskutojne edhe per perberjen e komisioneve te perhershme te Kuvendit, ku duhet te caktojne njerezit e tyre. Por, me e rendesishmja, mbledhja e grupit parlamentar socialist do te diskutoje se cfare do te beje te enjten?

Propozimet e socialisteve per ndryshime ne ligjin per komisionet hetimore parlamentare dhe per ngritjen e nje komisioni te tille per zgjedhjet e 28 qershorit, kane hyre ne rruge proceduriale. Por a i kenaq kjo socialistet? Ne seancen e shkuar, pas largimit te tyre, deputetet e mazhorances miratuan kalendarin tre javor te punimeve te Kuvendit, pa perfshire propozimin e tyre per ndryshimin e ligjit.

Ne fakt propozimi u dorezua zyrtarisht vetem nje dite me pas. Kjo do te thote qe ose do te kalojne tre jave, ose kalendari do te ndryshohet me shpejt, por me nje shumice te cilesuar prej 2/3, qe ne kete rast kerkon pranine e socialisteve ne Kuvend.

Socialistet propozojne qe ndryshimet ne ligj te bejne te mundur hapjen e kutive nga cdo parti qe do ta kerkoje kete. Socialistet thone se manipulimet e verejtura nga prokuroria ne kutine e Ruzhdies ne Fier, legjitimojne me shume kerkesen e tyre per transparence.

Kurse demokratet thone se kjo eshte e pamundur, per shkak te nje vendimi te Kolegjit Zgjedhor i Gjykates se Apelit Tirane.

Top Channel