Konflikt interesi, ILDKP gjobit 9 zyrtare

01/03/2010 08:40

Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive (ILDKP) ka vendosur masen administrative “gjobe” per 9 zyrtare, pasi u vertetua gjendja e konfliktit te interesave mes funksionit publik dhe interesave te tyre private.

Zyrtaret, punonjes te administrates tatimore e doganore, por edhe te institucioneve qendrore e njesive vendore, jane gjobitur me vlera nga 100 000 deri ne 200 000 leke, per shkak te shkeljes se kerkesave te ligjit nr. 9367, dt. 7.4.2005

“Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike”. Pas gjobitjes nga Inspektorati i Larte, 7 prej zyrtareve kane reaguar pozitivisht, duke marre masat per zgjidhjen e konfliktit te interesave. Dy zyrtare, Anastas Leka me funksion keshilltar ne institucionin e Avokatit te Popullit dhe Arben Karafili, doganier ne degen e Doganes Kakavije, ende nuk kane marre masat per zgjidhjen e situates se konfliktit mes funksionit publik dhe interesave private.

Subjekti Anastas Leka ka qene administrator i nje shoqerie me pergjegjesi te kufizuar, veprimtari private qe i ndalohet shprehimisht ne nenit 38 te ligjit nr. 9367, date 7.4.2005. Pavaresisht konstatimit nga ana e ILDKP-se, ne kundershtim me ligjin, subjekti nuk ka kryer veprimet per shmangien e konfliktit te vazhdueshem te interesit, por ka kaluar nga “administrator” ne “person fizik”, gje e cila bie ne kundershtim me nenin 31 te ligjit.

Subjekti Arben Karafili eshte ne kushtet e konfliktit te interesave pasi, sipas nenit 32 dhe 38 te ligjit nr. 9367, dt. 07.04.2005, funksioni i tij si doganier bie ndesh me interesat private te nje prej personave “te lidhur” te tij (sipas kuptimit te ligjit jane prinderit e zyrtarit dhe bashkeshortes dhe femijet madhore).

Ky “person i lidhur” zoteron ne menyre aktive pjese ne kapitalin e nje shoqerie qe ka si objekt te aktivitetit te saj tregtimin e mallrave te ndryshme industriale, ushqimore ne vend dhe import-eksport, si edhe transport mallrash per vete dhe te trete brenda e jashte vendit, aktivitete qe perfshihen ne sferen e veprimtarise se subjektit. Deri ne diten e sotme, Inspektoratit te Larte nuk i rezulton te jene kryer veprimet e duhura nga zyrtari per shmangien e konfliktit te vazhdueshem te interesit.

Top Channel