Berisha: Perse deshtoi pakti

01/03/2010 16:10

Kryeministri Sali Berisha ka folur per here te pare per nismen ligjore te socialisteve, por pa dhene nje qendrim te qarte nese mazhoranca do ta pranoje apo jo ate.

Ne mbledhjen e grupit kuvendor te Partise Demokratike Berisha u shpreh se propozimi do te shqyrtohet, ndersa me pas deklaroi se ai nuk eshte per hetimin e vendimeve te gjykatave.

Berisha shpjegoi sipas tij edhe disa nga detajet e negociatave ne presidence, ku tha se ai vete ishte dakord me propozimet e nderkombetareve, por zoti Rama jo dhe se lideri socialist nuk dha asnje oferte tjeter per marreveshje.

Pjese nga fjala e Kryeministrit

“Sic jeni ne dijeni PS ka sjelle ne parlament dy nisma legjitime dhe keto nisma do te trajtohen me seriozitetin me te madh ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e vendit. Por jane hedhur akuza nga eksponente socialiste se ne hyme pa marreveshje sepse Berisha nuk ofroi marreveshje.
Per dy arsye une do te bej disa sqarime. Sa per dijenine tuaj, pa shkuar ne tryezen e presidentit m’u kerkua: A do te pranoje ti nje te tille per prokurorine? Pa asnje hezitim dhe pa asnje kusht, jam shprehur. Aty ne tryeze u shtrua: A pranoni qe t’i drejtoheni Venecias? Pa diskutim pranoj, nuk kam asnje lloj problemi.E deshmova edhe e deshmoj, se pavaresisht se çfare mund te mendoje ndokush une jam thellesisht, jashtezakonisht i interesuar qe opozita te jete ne parlament. Ndaj edhe u detyrova qe te beja kete sqarim, si rrjedhim i akuzave te pabazuara, se ne u futem ne parlament pa marreveshje, se u Berisha nuk ofroi. Berisha ofroi, Berisha ra dakord me ato sugjerime qe u bene nga nderkombetare, nga ata qe m’u kerkuan”.

Top Channel