“Ruzhdia” mberrin ne gjykate

01/03/2010 19:40

Prokuroria e Fierit ka hetuar dhe faktuar manipulimin e zgjedhjeve ne fshatin Ruzhdie te Fierit.

Hapja e kutive eshte realizuar nga kjo prokurori ne hetimin e 5 komisionereve te djathte, shumica te Partise Demokratike ne qendren e votimit 3052 te KZAZ numer 19.

Ne baze te nje padie te ngritur nga Partia Socialiste, se komisioneret po benin proces te jashteligjshem votimi, falsifikim dhe votim me shume se njehere.

Te akuzuarit jane Bujar Kararaj, kryetar i komisionit, Pellumb Myrtaj, zevendeskryetar dhe anetaret e komisionit Robert Myftaraj, Veledin Myftaraj dhe Shezai Kararaj.

Prokuroria sekuestroi kutine e materialeve te qendres se votimit 3052 dhe nisin hetimin. Prokuroria vuri re se nga 592 zgjedhes ne liste, rezultonin te kishin votuar 525 prej tyre.

Por komisoneret socialiste pretendonin se aty ka patur falsifikim votash. Per kete arsye prokuroria mori nga drejtoria e kufirit te dhenat e sistemit TIMS, qe rregjistron te gjithe personat qe hyjne dhe dalin ne Shqiperi dhe rezultoi se 111 persona nga ky fshat, ne moshe per te votuar kane qene jashte vendit dhe se nga keta 80 persona rezultonin qe te kishin votuar.

Ne raportin e prokurorise thuhet se 80 personave qe rezultojne te kene votuar u jane falsifikuar firmat, numrat e pasaportave dhe numrat e kartave te identitetit.

Ne raportin e paraqitur ne gjykate thuhet: “Nga teresia e veprimeve hetimore te mesiperme rezulton se prej anetareve te komisionit te qendres se votimit 3052, te pranishem deri ne fund te votimit, jane kryer shkelje te dispozitave te Kodit Zgjedhor. Me pasoje kunderligjshmerine e ketyre anetareve, ka filluar fillimisht me lenien e zgjedhesve per te votuar ne menyre te hapur, pa u futur ne dhomen e fshehte. Kane falsifikuar listen e zgjedhesve duke shenuar ne kete liste perbri emrave te zgjedhesve numra serie te dokumentave te identifikimit, si pasaporta dhe karta te identitetit te falsifikuara. Kane hedhur ne kutine e votimit vota per personat qe u kane falsifikuar nenshkrimet dhe numrat e serive te dokumenteve te identifikimit”.

Ne raport jepen edhe emrat e personave qe kane falsifikuar dhe manipuluar rezultatin e zgjedhjeve.

“Ne baze te aktit te ekspertimit grafik, rezulton se anetari i ketij komisioni, Shezai Kararaj ka falsifikuar listen e zgjedhesve duke nenshkruar per ta dhe shenuar numrat e serive te dokumenteve te identifikimit te rreme. Anetari i komisionit Veledin Myftaraj ka votuar per bashkeshorten e tij Dallandyshe Myftaraj. Zgjedhesi Buran Donaj ka votuar per bashkeshorten e tij Fatmira Donaj. Zgjedhesi Elmas Donaj ka votuar per djalin dhe vajzen e tij Elton Donaj dhe Aurora Donaj. Shtetasi Elton Donaj rezulton te kete qene jashte vendit diten e votimit”.

Faktet e gjetura nga prokuroria i kane mjaftuar gjykates se shkalles se pare ne Fier qe te jape masen e sigurise ndaj 5 komisionereve te djathte.

Sipas gjykates, ekziston dyshimi i arsyeshem bazuar ne prova, se shtetasit Bujar Kararaj, Pellumb Myrtaj, Robert Myftaraj, Veledin Myftaraj dhe Shezai Kararaj kane kryer vepren penale te shperdorimit te detyres ne bashkepunim, falsifikim te rezultatit te zgjedhjeve ne bashkepunim, votim me shume se nje here ne bashkepunim dhe shkelje te fshehtesise se votimit ne bashkepunim.

Masa e dhene nga gjyqtarja Irena Maneku ne daten 12 shkurt ndaj 5 kosmionereve te Ruzhdies eshte detyrim paraqitjeje, deri ne nisjen e procesit penal ndaj tyre.

Keto detaje dhe pranimi nga gjykata i kerkeses se prokurorise per gjykim pritet te nxehin edhe me shume debatin politik ne vend, ku opozita e ka sjelle Ruzhdien si shembullin tipik te manipulimit ne zgjedhje.

Top Channel