PS akuzon Berishen: Dhunoi minatoret

21/02/2010 21:00

Deputeti socialist Blendi Klosi denoi ate qe Partia Socialiste e cileson dhune te nje dite me pare te policise ndaj minatoreve.

“Jemi sot ketu per te denuar me force ngjarjen e rende e cila ndodhi ne mes te Tiranes. Minatoret dje parashtruan serish kerkesat e tyre legjitime te cilat muaj me pare jane pranuar si te drejta nga vete Sali Berisha, por qe nuk jane zbatuar kurre, si shume premtime te tjera bere nga ai. Sali Berisha pasi u vodhi ketyre minatoreve pensionin e munguar, statusin e merituar kerkon t’u vjedhe me dhune edhe shpresen per te jetuar”, deklaroi Klosi.

Minatoret protestuan perpara selise se kryeministrise per statusin e minatorit dhe gjate protestes, e cila perfundoi ne perplasje fizike me policine, disa prej tyre u shoqeruan nga forcat e rendit.

Top Channel