Granit Xhaka, një lider në fushë, Sunderland frenon Manchester City në Premier League
Juventus duket se eshte ringjallur. Bardhezinjte pas fitores ne kampionat ndaj Xhenoas arrijne te mposhtin edhe Ajaksin ne Amsterdam me rezultatin 1-2, ne nje ndeshje te vlefshme per Ligen Europiane.
17 minuta nga nisja e takimit holandezet kalojne ne avantazh me ane te Miralem Sulejmani. Por skuadra e drejtuar nga Zakeroni arrin te kunderpergjigjet me Amaurin ne minuten e 32 i cili shfrytezoi mjaft mire nje top te marre prej De Celjes duke sigluar barazimin 1-1 per 45 minutat e para.
Ne pjesen e dyte megjithe perpjekjet e te dyja skuadrave goli vjen prej bardhezinjeve, qe ne minuten e 58 shenojne serish me ane te Amaurit. Minutat e mbetura vec kartonit te kuq per Salihamixhic nuk rezervojne ndryshim rezultati. Pas kesaj fitorje Juventus hedh nje hap drejt 1/8-es se ketij kompeticionit.
Ne ndeshjet e tjera ra ne sy humbja e Romes ndaj Panathinaikosit ne Athine. Golat e Vicinic dhe te Pizarros nuk mjaftuan per verdhekuqte ndaj 3 rrjetave te grekeve. Marseja fitoi ne transferte ndaj Kopenhagenit 3-1, Hamburgu mundi PSV 1-0, po 1-0 Liverpuli fitoi ndaj rumuneve te Unireas.
Top Channel