Zyrtare, Hiddink traineri i ri i Turqise

17/02/2010 14:05

Tani eshte zyrtare, nga gushti i ardhshem Guus Hiddink do te jete traineri i ri i kombetares turke te futbollit.

Pas lajmeve te pakonfirmuara te publikuara ne shtyp, njoftimi ka ardhur nga vete federata turke, e cila nenshkroi dje ne Amsterdam marreveshjen me teknikun holandez.

Hiddink ka firmosur nje kontrate deri ne vitin 2012 me nje opsion rinovimi per dy vjet te tjere. Qe prej vitit 2006 ai ka qene trainer i Rusise, te cilen do ta braktise sapo te perfundoje kontraten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB