
Humbja e djeshme ne fushen e Lionit ka vene ne dyshim te ardhmen e skuadres se Real Madrid, e ndertuar per te qendruar ne majen e botes.
I akuzuari kryesor per kete deshtim eshte braziliani Kaka, i vene shpesh here ne shenjester kohet e fundit per shkak te formes se dobet qe po tregon ne fushen e lojes. Gazeta “AS”, shkruan: “Ne fushe nuk ekzistoi”. Ndersa sulmuesi ka reaguar menjehere, duke thene se deshtimi i djeshem erdhi per faj te gjithe skuadres.
“Ne kete ndeshje peshuan ankthi dhe pergjegjesia. E dime se do vuajme ne ndeshjen e kthimit, por ne mund te mbeshtetemi tek lojtaret eksperte qe dine si te perballen me keto situata”, theksoi braziliani pas ndeshjes.
Edhe gazeta “Marca” ia faturon nje pjese te madhe te fajit, lojtarit qe kushtoi mbi 65 milione euro. “Kaka, ashtu si Ronaldo e nisi mire takimin por me pas, per pjesen me te madhe te takimit u zhduk ne fushe duke mos e kaluar asnjehere kundershtarin. Ai tregoi se sa larg formes ideale eshte”, shkruhet mes te tjerash ne faqet e gazetes.
Top Channel