
Ne diten e pavaresise se Kosoves edhe sporti ka qene i pranishem ne festen e shtetit me te ri te Europes.
Federata Kosovare e Futbollit se bashku me ate shqiptare kane organizuar nje takim miqesor ne Prishtine. Kreret e federates kosovare, me presidentin Vokrri ne krye kane pritur delegacionin shqiptar, i cili pervec krereve te FSHF-se, perfshinte edhe ministrin e Sporteve, Xhaferri, etj.
Perpara zhvillimit te ndeshjes, delegacioni shqiptar i shoqeruar nga ai kosovar vizitoi varrin e heroit Adem Jashari ne Drenice. Me zbritjen e lojaterve ne fushe u luajten edhe dy himnet kombetare, te cilat shkaktuan reagime te perziera si tek ekipet ashtu te tifozet. Sfida miqesore, pervec argetimit kishte edhe nje mision bamires. Parate e biletave, qe kushtonte 2 euro secila, do te shkojne ne ndihme per familjet e permbytura ne veri te Shqiperise.
Ndryshe nga nje vit me pare, kur nje ndeshje e ngjashme, por mes Dinamos dhe Prishtines perfundoi barazim, perballja e ketij viti Kosove-Shqiperi u mbyll me rezultatin 3-2 per perfaqesuesen B te Shqiperise.
Top Channel