
Bajern i Mynihut fitoi me veshtiresi ndaj Fiorentines me rezultatin 2-1, kjo fale golit ne pozicion te dukshem jashte loje te Miroslav Kloses ne minuten e 89. Nderkohe me te njejtin rezultat edhe Porto ka mundur londinezet e Arsenal.
Megjithe perpjekjet e te dyja skuadrave goli i pare i takimit ne Alianc Arena erdhi vetem ne limitet e fraksionit te pare te ndeshjes kur Roben gjen rrjeten kundershtare duke cuar bavarezet ne avantazhin e nje goli ne dhomat e zhveshjes.
Pese minuta nga nisja e pjese se dyte italianet shtangin lojtaret dhe tifozerine gjermane kur pas nje rremuje ne zone Per Kroldrup barazpeshon rezultatin. Ne minuten e 73 Fiorentina mbetet me 10 lojtare ne fushe pas ndeshkimit me karton te kuq te Masimo Gobit per nje faul te rende shkaktuar ndaj Roben.
Goli i fitores per Bajern vjen ne minuten e 89 ku Klose ne nje pozicion te dukshem jashte loje pas nje topi e marre prej Ivica Olic gjen rrjeten.
Ne ndeshjen tjeter Porto mundi Arsenalin 2-1. Golat u shenuan nga Varela dhe Falkao per portugezet dhe Kempbell per anglezet.
Gjithecka mbetet per t’u luajtur ne ndeshjet e kthimit perkatesisht ajo mes Fiorentines dhe Bajernit ne Firence dhe Arsenalit dhe Portos ne Londer pas dy javesh.
Top Channel