
Manchester United ka permbysur disavantazhin, duke fituar 3-2 ne San Siro ndaj Milanit, nje rezultat qe ia ben me te lehte kualifikimin per ne turin tjeter te Liges se Kampioneve.
Italianet e drejtuar nga Leonardo e kane nisur mbare ndeshjen, duke kaluar ne avantazh ne minuten e 3 me Ronaldinjon.
Vendasit kishin te tjera raste per te shenuar, por Antonini dhe Huntelar u treguan te pasakte para portes. Ne ndihme te skuadres angleze ka ardhur fati, ne minuten e 36 Djajte e Kuq barazojne pas nje devijimi te topit nga Skolls.
Me rifillimin e lojes, skuadra angleze eshte me e qarte ne veprimet e saj, nderkohe qe lojtaret e Milan jane konfuze para portes se Van Der Sar.
Ne minuten e 66, Uejn Runi me golin e tij shokoi tifozet italian ne San Siro, nderkohe qe 8 minuta me vone serish Runi i harruar mes mbrojtjes se Milanit nuk e ka te veshtire te shenoje golin e trete.
U mendua se ndeshja do te perfundonte me kete rezultat, por 5 minuta para perfundimit Sedorf ekzekutoi ne menyre perfekte nje te top te dhene po aq perfekt nga Ronaldinho.
Perpjekjet e vazhdueshme te Milanit per te shenuar nje tjeter gol ne minutat e mbetura nuk rezultuan te suksesshme. Manchester United shkon me e qete ne ndeshjen e kthimit qe do te luhet pas 2 javesh ne Old Traford, por gjithsesi perballja mes kampionesh le hapesira edhe per surpiza.
Surpriza ka ndodhur ne France, pasi Real Madrid eshte mundur 1-0 nga Lioni. Edhe pse ishin favorite ne leter, galaktiket e Pellegrinit nuk e kane treguar kete gje ne fushe, duke iu nenshtruar presionit te skuadres franceze qe shenoi golin e fitores ne minuten e 47, me autor Makoun.
Top Channel