
E ka pritur shume kete moment dhe ja ku e ndajne vetem pak ore. Grimca nga e shkuara, kujtime te embla dhe te hidhura por mbi te gjitha, deshire per te thyer tabune e mallkuar te Interit ne Champions League.
Jose Mourino, kerkon revanshin ndaj Chelsea-t, skuadra qe e reklamoi ne arenen nderkombetare. “Nese do te donin te fitonin me shume, nuk duhej te me largonin. Chelsea ka vuajtur gjate dy viteve te fundit dhe kjo nuk eshte nje koicidence pasi renia e tyre filloi kur ika une”, deklaron Mourinho pa asnje doze modestie.
Ne vijim, ai kujton marredheniet me klubin dhe lojtaret. “Ka pasur nje lidhje te ngushte mes trajnerit, lojtareve e tifozeve. Pas meje kane pasur shume trajnere, ndoshta dikush nuk e meritonte ate post sepse kane tentuar te ndryshojne shume. E dija se nuk kishte kohe per nje plan afatgjate me nje pronar si Abramovich pasi nese nuk fiton titullin qe ne sezonin e pare mund t’i japesh lamtumiren skuadres. Une i kam dhene Chelsea-t gjjithcka per te cilen kishte nevoje por e dija se puna ime nuk do zgjaste pergjithmone”, shton me arrogance tekniku luzitan, pas te cilit erdhen Avram Grant, Luiz Felipe Scolari, Guus Hiddink dhe Carlo Ancelotti.
Mou flet pa “dorashka” edhe ndaj trajnerit italian. “Ancelotti nuk eshte miku im dhe kjo nuk do ndryshoje. Ne Angli respektojne trajneret e huaj, ndersa ne Itali te respektojne vetem nese je trajner italian. Te huajt si mua nuk shihen si te denje per stolin e nje skuadre. Prandaj them perhere se jam i lumtur qe kam punuar ne Angli”, shton “I vecanti”.
Ne fund te deklarates per shtyp, Mourinho perqendrohet tek Interi i tij. “Shoqeria me ka kerkuar te fitoj trofeun dhe une do perpiqem per te merituar edhe nje te ardhme tek Interi. Tani kemi dy perballje te rendesishme me Chelsea dhe keto jane shume te vecanta per mua. Une jam ne historine e Chelsea-t, nje klub qe do jete gjithmone pjese e imja. Tani duhet te shohim nese Ancelotti do arrije te njejtat suksese si une”, perfundon Mou.
Top Channel