Man. Utd, Vidic “nxeh” Ferguson

16/02/2010 15:30

Ne merkaton e veres, Manchester United mund te humbase nje tjeter “cope” te cmuar pasi trajneri Alex Ferguson dhe mbrojtesi serb, Nemaja Vidic nuk gezojne marredhenie te mira.

Mbrojtesi i qendres eshte vene ne shenjester nga Real Madrid, Barcelona dhe Milan edhe pse Ferguson kerkon te beje gjithcka per te mbajtur shtyllen e mbrojtjes se “Red Devils”.

Por sipas gazetes “Times”, sjellja e Vidic i ka ardhur ne maje te hundes teknikut skocez, sepse edhe pse eshte kthyer ne stervitje prej 10 ditesh, ai nuk eshte ende i disponueshem per skuadren.

Nuk dihet ende nese serbi vuan ende nga nje problem fizik apo kerkon te shkepuse marredheniet me skuadren angleze, por gjithmone e me e sigurt behet mundesia qe ai te pergatise valixhet ne qershor.  

Top Channel