
Rrefimi i shefit te klubit te Tiranes, Rauf Dimraj, implikon drejtuesit e Shkumbinit ne incidentin e ndodhur ne fushen e Shkumbinit.
“Ndodhen akte te papelqyera ne Peqin, ku pjesetare te stafit teknik e gjuajten me shkelma lojtarin tone, Andi Lila, u shpreh Dimraj. Ky eshte nje veprim jonjerezor, pasi lojtari yne ishte i shtrire dhe kerkonte ndihme mjekesore”.
Numri dy i klubit te Tiranes theksoi se eshte dakord me vendimin e marre nga gjyqtari. Madje ai kerkoi qe rasti i se dieles ne Peqin te merret ne konsiderate nga organet perkatese ne FSHF dhe te gjykohet me te njejten ashpersi, siç u gjykuan edhe incidentet e ndodhura gjate derbit kryeqytetas, Tirana-Dinamo 1-2, ku kapiteni Mukaj dhe trajneri Tafaj perfunduan te ndeshkuar perkatesisht me kater ndeshje dhe nje vit pezullim per perplasje te dhunshme me sulmuesin e bluve Elis Bakaj.
Gjyqtari e nxori me te drejte lojtarin e tyre me te kuqe, por me pas mbajti nje tendence te shprehur ne favor te vendasve. FSHF te mbaje qendrim siç mbajti ndaj nesh per rastin e ndodhur ne derbin ndaj Dinamos. Nderkohe qe nuk e komentoi reagimin e deputetit Sulaj. Lojtaret thone se ajo qe ndodhi ne Peqin ishte nje maskarallek i vertete dhe se kishte presione te ndryshme. Po ashtu nje sere ankesash shkojne per fushen, qe sipas tyre ishte per faqe te zeze dhe ka pasur dhune verbale te tmerrshme.
Top Channel