
Ashtu siç pritej, lista per miqesoren e Pavaresise, e hartuar nga trajneri Josip Kuzhe, permbante pak surpriza. Thuajse i gjithe kontingjenti me 18 futbolliste, qe jane me te miret e Kategorise Superiore (vetem me nje perjashtim), per ndeshjen e 17 shkurtit kunder perfaqesueses se Kosoves, eshte prej kohesh ne “orbiten” e ekipit kombetar.
Ata qe cilesohen si kandidate per nje fanelle kuqezi, per eliminatoret e ardhshme, por edhe si talente qe mund t’i sherbejne skuadres ne terma afatgjate. Jo me kot skuadra quhet Shqiperia “B”.
Gjashtembedhjete prej tyre ishin te pranishem ne “zborin” e janarit te zhvilluar ne Antalia te Turqise, ndersa vetem dy lojtare mund te cilesohen “new entry”, qe prej emerimit te teknikut kroat. I pari eshte nje emer mjaft i njohur ne radhet e perfaqesueses: behet fjale per portierin Ilion Lika.
“Gardiani” i Kastriotit ka qene nje pjesetar i rregullt i skuadres, me 14 prezenca, madje duke u aktivizuar edhe si titullar ne shume raste. 29-vjeçari nuk grumbullohej prej me shume se dy vitesh, ndersa tashme qe eshte rehabilituar plotesisht pas nje demtimi te gjate, Kuzhe ka vendosur t’i jape Likes nje shans, per te provuar se e meriton te jete ne eliminatoret e Euro 2012.
Ish-portieri i Terek Groznit do te jete konkurrent i Isli Hidit dhe Samir Ujkanit, por edhe i numrit 1 aktual te portes, Arjan Beqaj. Emri i dyte i ri, qe ndoshta spikat me shume se te tjeret eshte ai i 18-vjeçarit, Hamels Hoxha.
Ai militon ne Greqi me Iraklisin dhe Kuzhe e ka evidentuar gjate grumbullimit stervitor te U-19 dhe U-21 te zhvilluar ne gjysmen e dyte te janarit, me talentet shqiptare qe jetojne dhe luajne ne token helene.
Lojtari ishte nje kandidat per perfaqesuesen e moshave, te drejtuar nga Ramadan Shehu, por “timonieri” kuqezi eshte impresionuar aq shume nga potenciali i tij, sa ka vendosur t’i jape nje shans ne miqesoren per Pavaresine. Hoxha luan ne rolin e mbrojtesit, nje repart qe federata dhe stafi teknik i Kombetares po bejne te pamunduren per ta perforcuar per ndeshjet e aktivitetit kontinental. Edhe pse djaloshi duhet pare qe te konfirmohet me U-19 dhe U-21, trajneri ka menduar t’i jape disa stimuj me teper.
Nje tjeter fakt qe bie ne sy eshte se nga elementet e grumbulluar, tete prej tyre kane luajtur me pare ose jane pjese e perhershme e Kombetares. Pas Ilion Likes, ata jane Andi Lila, Arjan Pisha, Franc Veliu, Jetmir Sefa, Gjergji Muzaka, Emilian Vila dhe Elis Bakaj.
Nuk kishin si te mungonin tre sulmuesit e talentuar, Sokol Cikalleshi, Bekim Bala dhe Odise Roshi, per te cilet Kuzhe nuk ka nguruar qe te flase me superlativa, duke i cilesuar lojtare te se ardhmes se sulmit kuqezi.
Ne mesfushe, “nen arme” jane thirrur edhe Gentian Muça i Dinamos dhe Emiljano Veliaj i Laçit, te cilet gezojne mbeshtetje nga drejtuesi i stolit. Nga elita e futbollit shqiptar, Dinamo dhe Tirana jane dy skuadrat me te perfaqesuara ne kete miqesore: dy skuadrat kryeqytetase kane nga pese lojtare secila. Pas tyre vjen Flamurtari me tre futbolliste te grumbulluar, ndersa Vllaznia, Besa, Laçi dhe Kastrioti perfaqesohen vetem nga nje lojtar.
Top Channel