
Qe Jose Mourinho eshte nje nga njerezit me karizmatike te futbollit, kjo dihet tashme, por kete here ai ka hasur ne nje “kocke” te forte sic eshte presidenti i Napolit, De Laurentiis.
Edhe kreu i skuadres napoletane njihet per deklaratat e ashpra dhe te forta ndaj kundershtareve dhe kete here ka rezultuar nje perplasje vertet e forte. Pas barazimit 0-0 me Interin ai eshte shprehur i kenaqur per skuadren.
“Mendoj se edhe me dy mungesa te medha si Dossena e Maggio, Napoli ka treguar se mund te bazohet ne 22 lojtare. Mua me intereson qe futbolli te maturohet dhe ndoshta pas 2-3 vitesh askush nuk do thote gjera absurde”, thekson ai.
Ne lidhje me teknikun portugez, kreu i shoqerise se kalter shton: “Mourinho-n nuk do ta deshiroja asnjehere si trajner. Mendoj se ai do ishte i fundit ne listen time. Nuk do ta nderroja Mazarri-n edhe nese Mourinho-n do ma dhuronin. Si aktor ndoshta vlen dicka”.
Top Channel