
Shkumbini me 10 lojtare ka mundur 1-0 Tiranen, duke thelluar krizen tek skuadra kryeqytetase e cila tashme rrezikon dhe vendin e 3 ne klasifikim.
Pas nje pjese te pare, me shume pak raste dhe kjo per shkak te baltes se madhe ne fushen peqinase, Shkumbini mbeti me 10 lojtare ne minuten e 50 pasi ndeshkimit me te kuq te Erjon Mustafajt.
Nje vendim ky i Jarecit qe solli irritimin e futbollisteve, tifozeve te Shkumbinit dhe deputetit Dashnor Sula, ky i fundit nuk ngurroi te hyje serish ne fushen dhe te mbaje peng per disa minuta ndeshjen.
Pas rinisjes se lojes Tirana nuk tregoi ne asnje moment deshiren per te fituar, duke i dhene mundesine peqinasve te perfitojne nga pergjumja e skuadres kryeqytetase.
Ne minuten e 72, Sekseri, shenoi golin e fitore per Shkumbinin qe tashme ngjitet ne kuoten e 30 pikeve, 2 pike me pak se Tirana.
Ne ndeshjen tjeter, Teuta mundi 2-0 ne Niko Dovana, Gramozin, fale golave te Hodos dhe Dushkut ne pjesen e pare.
Top Channel