Roma rimerr vendin e dyte

14/02/2010 09:45

Roma i pergjigjet fitores se Milanit dhe i rimerr vendin e dyte ne renditje. Skuadra e drejtuar nga Klaudio Ranieri mundi ne ndeshjen e radhes Palermon me rezultatin 4-1 pas nje ndeshjeje pothuajse perfekte.

Pjesa e pare e takimit u mbyll me rezultatin 1-0 per verdhekuqte pas golit te shenuar nga Brigi.

Ne pjesen e dyte, Palermo nuk mundi dot te beje lojen e javeve te fundit dhe nga kjo perfitoi Roma qe shenoi edhe 3 here te tjera me Brigin, qe realizoi nje dygolesh, Baptista dhe Rise. Per sicilianet goli i nderit u shenua ne minuten e 80 me Mìkoli me 11 metersh.

Ne ndeshjen tjeter te Serie A, Sampdoria mundi Fiorentinen 2-0 duke e thelluar disi krizen e kesaj te fundit.

Per skuadren e drejtuar nga Del Neri mjaftuan 45 minutat e para per te firmosur kete fitore.

Semioli shenoi golin e pare ne minuten e 16, nderkohe qe per te dyfishuar rezultatin mendoi Xhampalo Pazzini qe shenoi golin e tij ne minuten e 40.

Pas kesaj fitoreje Sampdoria e sheh veten perkohesisht ne vendin e katert me 39 pike, ndersa Fiorentina zbret ne vendin e 11 me 31 pike.

Top Channel