Fitore per Bajernin e Mynihut dhe Leverkusenin

14/02/2010 10:35

Bajerni i Mynihut dhe Bajern Leverkusen vazhdojne te ecin krah per krah ne krye te renditjes se Bundesliges.

Te dyja skuadrat moren fitore te rendesishme ne ndeshjet e tyre te radhes kunder Borusia Dortmund dhe Volfsburg.

Ne Alianx Arena skuadra bavareze fitoi ndaj Dortmundit me rezultatin 3-1. Ishin miqte e Borusias qe shenuan te paret me ane te egjipitanit Mohamed Zidan ne minuten e 5 te ndeshjes.

Por ky avantazh zgjati vetvm 17 minuta pasi Bajerni barazoi me ane te kapitenit Van Bommel. Ne fillimin e pjeses se dyte, Arjen Robben shenoi golin e dyte per skuadren e tij, gol ky qe u shoqerua nga ai i Mario Gomez ne minuten e 65.

Nderkohe, Bajern Leverkusen mundi Volfsburgun me rezultatin 2-1. Te tre golat e takimit u shenuan ne pjesen e dyte.

Leverkusen kaloi ne avantazh te dyfishte me ane te Rajnartz ne minuten e 48 dhe Derdijok ne te 68. Per Volfsburg mendoi i zakonshmi Edin Xheko per te shkurtuar distancen ne minuten e 80 te takimit.

Ne ndeshjet e tjera, Verder Bremen shkaterroi Hanoverin ne fushen e ketij te fundit 5-1, ndersa Hamburgu fitoi ndaj Shtutgart 3-1.

Fitore shenoi edhe Bohum me Hofenhajm 2-1, ndersa ndeshja mes Hertes se Berlinit dhe Mainzit u mbyll me rezultatin e barabarte 1-1.

Top Channel