
Juventus gjen fitoren ne ndeshjen e trete nen drejtimin e trajnerit Alberto Zakeroni. Bardhezinjte munden Xhenoan 3-2 ne nje ndeshje dramatike ne Olimpiko te Torinos.
Miqte kaluan te paret ne avantazh, kur ne minuen e 16 Marko Rosi mposht Bufonin pas nje asisti te marre prej Akuafreskas. Por skuadra torineze kembengul dhe gjen barazimin 3 minuta nga perfundimi i kohes se rregullt te fraksionit te pare te ndeshjes me ane te sulmuesit Amauri.
Me nisjen e pjese se dyte, megjithe perpjekjet e te dyja skuadrave, juventinet gjejne golin e avantazhit ne minuten e 61 me ane te kapitenit Del Piero, avantazh ky qe zgjat vetem 2 minuta, pasi ne te 63-en serish Rosi barazon per kuqeblute.
Fati i kesaj ndeshjeje vendoset nga nje penallti e shnderruar ne gol serish nga kapiteni juventin ne minuten e 78 te takimit. Minutat ne vazhdim nuk ndryshuan rezultatin, Juventus mposhti Xhenoan 3-2 duke marre nje trepikesh me mjaft vlere ndaj nje kundershtari cilesor.
Pas kesaj ndeshjeje torinezet ngjiten ne vendin e peste me 38 pike, po aq sa Napoli i cili ka nje ndeshje me pak, ate ndaj Interit, e cila luhet ne oren 20:45.
Ne takimet e tjera Kaljari mundi Barin 3-1, Katania barazoi me Atalanten 0-0, Siena e vendit te fundit mori nje trepikesh shprese ne Verona duke mundur Kievon 0-1. Po me kete rezultati Bolonja mundi ne transferte Livornon, nderkohe qe Parma humbet brenda ndaj Lacios 0-2.
Top Channel