Vllaznia fiton 3 pike te cmuara ndaj Skenderbeut

13/02/2010 15:25

Vllaznia ka arritur te kaloje me sukses testin kunder Skenderbeut te vendit te fundit, duke shenuar plot tre gola perballe dy te kundershtareve.

Ndeshja e stadiumit “Loro Borici” ka dhuruar bollek golash ku miqte kaluan te paret ne avantazh ne minuten e 7-te me ane te Malindit. Barazimi nga Belisha vonoi vetem 1 minute, ndersa ne minuten e 54-t Hadibulic kaloi kuqeblute ne avantazh.

4 minuta me pas Shoshi vendosi barazpeshen ne fushen e blerte, por talenti Shtubina ka menduar per t’i dhuruar 3 pikeshin skuadres shkodrane ne minuten e 62-te. Me kete fitore Vllaznia ngjitet ne vendin e 9-te me 25 pike, ndersa Skenderbeu vazhdon te qendroje ne vendin e fundit me vetem 20 pike.

Top Channel