Lala, serish ne fushe pas 10 muajsh pushim

13/02/2010 13:30

Altin Lala pritet te luaje qe prej sfides se sotme, ku Hanoveri do te prese ne shtepine e tij Verder Bremenin.

Prej dhjete muajsh, mesfushori shqiptar ka qendruar jashte fushave te lojes, por nuk perjashtohet qe ai te aktivizohet disa minuta, qe do te regjistronin debutimin sezonal ne Bundesligen gjermane.

34-vjeçari ka punuar shume per t’u rehabilituar, e pikerisht kur te gjithe prisnin qe Lala t’i jepte lamtumiren futbollit te luajtur, ai duket plotesisht i gatshem.

Natyrisht qe kapiteni i perfaqesueses shqiptare ende nuk mund te perballoje ritmin prej 90 minutash te ndeshjeve, e ndoshta do ta nise perballjen me Verderin nga stoli i rezervave. Megjithate, emergjenca e demtimeve te Hanoveri mund t’i krijoje shanse te mira kavajasit qe te ndihet serish nje lojtar profesionist.

Top Channel