Hapen Lojerat Olimpike Dimerore

13/02/2010 14:35

Jane hapur mengjesin e se shtunes Lojrat Olimpike dimerore ne Vankuver te Kanadase. Edhe pse mijra vullnetare pjesmarres ne kete ceremoni, e cila ne pamje te pare dukej e vecante dhe prrallore, kane qene te shumta defektet teknike qe kane kushtezuar ne disa momente kete ceremonie e cila u zhvillua ne nje stadium te mbyllur perpara syve te 60 mije te pranishem.

Per here te pare nje ceremoni e Lojrave Olimpike dimerore zhvillohet ne nje stadium te mbyllur, gjithashtu per here te pare, kjo ceremoni qe duhet te ishte nje moment feste, i eshte kushtuar slitistit gjeorgjian qe humbi jeten pak ore perpara zhvillimit te ceremonise.

Ne kete shfaqje te rralle i eshte lene mundesia drejtoreve artistike qe t’i shfaqnin gjithe botes elementet natyral te Kanadase, akullin dhe gjethen, simbolin e flamurit te tyre.

Qe nga dita e shtune e deri me 28 shkurt te gjithe sportistet do te fillojne garen ne kerkim te medaljeve. Padyshim pa shprese medaljeje do te jete vendi yne i cili serish merr pjese me te vetmin skiator Erjon Tola, i cili do te garoje me 17, 19 e 21 shkurt.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta